Mirësevini tek Agropartner. Jemi këtu për t'ju ndihmuar!
7th May 2024
Hapur Çdo Ditë

Jemi Pranë

+355692023417

PRODUKTET & AKTIVITETET

Shërbimi që Institucioni  Financiare  i Mikrokredisë“AGRO  PARTNER” do ti ofrojë komunitetit  të zonave rurale, është  dhënie e  mikrokredive . Këto mikrokredi do të variojnë nga 30.000 leke, shuma minimale ,deri në 600.000  lekë, që do të jetë shuma maksimale . Afatet e dhënies se kredisë do të jenë nga 3-36 muaj, në përputhje me ligjet e aktet  nënligjore në fuqi, si dhe me aktivitetin prodhues apo të shërbimeve që synohet të realizohet. Për raste të veçanta do të kreditohet deri në 5 vjet.

Këto financime do të drejtohen kryesisht për aktivitetet  prodhuese bujqësore  e blegtoralë . Financimi i këtyre aktiviteteve do të realizohet përmes një procedure të brendshme të përcaktuar qarte dhe mbi bazën e një analize komplekse, nisur nga begraundi i individit, aktiviteti  qe propozohet e deri të analiza  e tregut ku do të drejtohet prodhimi. Për ketë qellim është menduar qe përveç stafit të specializuar të  Institucionit , pranë Asamblesë se Aksionareve  mendohet të ketë një Grup Këshillues i përbërë nga specialistë që njohin mirë fushat e investimit, zonën dhe individët  ku  do të drejtohet financimi .

“AGRO  PARTNER” do të synojë në  krijimin e një fryme bashkëpunuese të Institucionit Financiare të Mikrokredisë me klientët dhe këtyre të fundit me njeri tjetrin , duke i krijuar  mundësi për të shkëmbyer eksperiencat  mes tyre  në fushën e prodhimit, shërbimit, të tregjeve etj. Krijimi i kësaj klime bashkëpunuese do të rrisë kulturën e prodhimit të produkteve  me cilësore,  sipas kërkesave të tregut të  brendshëm e sidomos atij  jashtë vendit.

Konceptimi i klientëve si një Komunitet, ku harmonizohen interesat e Institucionit tonë Financiar si kreditues, më ato të klientëve si huamarrës, do të rrisë frymën e besimit midis palëve.“AGRO  PARTNER” do të ofroi për klientelen e saj  një asistence komplekse, përfshi këtu metodat e teknologjitë bashkëkohore, për farërat  e racat elitare, etj. Kështu, këta fermerë do të kenë mundësi të mësojnë përmes eksperiencave të njeri- tjetrit  rrugën qe është ndjekur për prodhimin, certifikimin, trajtimin e një produkti të caktuar cilësor.

Top