Shërbimi që Institucioni Financiare i Mikrokredisë“AGRO PARTNER” do ti ofrojë komunitetit të zonave rurale, është dhënie e mikrokredive . Këto mikrokredi do të variojnë nga 30.000 leke, shuma minimale ,deri në 600.000 lekë, që do të jetë shuma maksimale . Afatet e dhënies se kredisë do të jenë nga 3-36 muaj, në përputhje me ligjet e aktet nënligjore në fuqi, si dhe me aktivitetin prodhues apo të shërbimeve që synohet të realizohet. Për raste të veçanta do të kreditohet deri në 5 vjet.
Këto financime do të drejtohen kryesisht për aktivitetet prodhuese bujqësore e blegtoralë . Financimi i këtyre aktiviteteve do të realizohet përmes një procedure të brendshme të përcaktuar qarte dhe mbi bazën e një analize komplekse, nisur nga begraundi i individit, aktiviteti qe propozohet e deri të analiza e tregut ku do të drejtohet prodhimi. Për ketë qellim është menduar qe përveç stafit të specializuar të Institucionit , pranë Asamblesë se Aksionareve mendohet të ketë një Grup Këshillues i përbërë nga specialistë që njohin mirë fushat e investimit, zonën dhe individët ku do të drejtohet financimi .
“AGRO PARTNER” do të synojë në krijimin e një fryme bashkëpunuese të Institucionit Financiare të Mikrokredisë me klientët dhe këtyre të fundit me njeri tjetrin , duke i krijuar mundësi për të shkëmbyer eksperiencat mes tyre në fushën e prodhimit, shërbimit, të tregjeve etj. Krijimi i kësaj klime bashkëpunuese do të rrisë kulturën e prodhimit të produkteve me cilësore, sipas kërkesave të tregut të brendshëm e sidomos atij jashtë vendit.
Konceptimi i klientëve si një Komunitet, ku harmonizohen interesat e Institucionit tonë Financiar si kreditues, më ato të klientëve si huamarrës, do të rrisë frymën e besimit midis palëve.“AGRO PARTNER” do të ofroi për klientelen e saj një asistence komplekse, përfshi këtu metodat e teknologjitë bashkëkohore, për farërat e racat elitare, etj. Kështu, këta fermerë do të kenë mundësi të mësojnë përmes eksperiencave të njeri- tjetrit rrugën qe është ndjekur për prodhimin, certifikimin, trajtimin e një produkti të caktuar cilësor.